Site icon Telegrafi

Juventusi i bashkohet garës për Haaland, ka gati ofertën për të

Juventusi po përgatiten të ofrojë 40 milionë euro në tavolinë për yllin norvegjez, të RB Salzburgut, Erling Braut Haaland.

Sipas gazetarit të Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, Mino Raiola tashmë po peshon një lëvizje për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit që la gjurmë në këtë fillim sezoni në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët janë në kërkim të forcimit të opsioneve të tyre sulmuese dhe sensacioni në Austri ashtu edhe në Evropë nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet më të mëdha të kontinentit.

Lexo po ashtu Unitedi udhëheq garën për sensacionit norvegjez, duan 'rrëmbimin' e Haalandit në janar

Pas një goli tjetër mbrëmë, norvegjezi ka quar në 12 shifrën e golave në Bundesligën Austriake, ndërsa në gjithsej 22 gola ​​në 15 ndeshje në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Sensacioni norvegjez eklipson Messin dhe Ronaldon, Erling Braut Haaland ka shënuar tashmë 20 gola këtë sezon dhe është vetëm tetori

Gara për transferimin e Haaland do të jetë shumë e fortë, pasi përveç Juventusit shërbimet e tij i duan edhe shumë klube tjera të mëdha.

Manchester Unitedi dhe Real Madridi kanë qenë të lidhur gjithashtu me shënuesin klinik të golave, por Juventusi dëshiron të jetë konkret me një ofertë 40 milionë eurosh për të mposhtur rivalët e tyre evropianë. /Telegrafi/

Exit mobile version