Juventusi është duke u futur në betejën për transferimin e yllit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Sulmuesi francezë pritet të largohen nga Atletico këtë verë, me Barcelonën të gatshëm për të përmbushur klauzolën e blerjes prej 100 milionë eurosh në kontratën e tij.
Në të vërtetë, është sugjeruar që Barça të ketë lënë qëllimisht fanellën me numër 7 të lirë për Griezmannin, që të trashëgoj sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, gazeta Tuttosport thotë se Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë sulmuesit një alternativë tjetër interesante.
Gjiganti italian gjithashtu është i gatshëm të ofrojnë 100 milionë eurot e klauzolës për ta transferuar atë në Torino.
Juve përballet me humbjen e mundshme të Mario Mandzukic – dhe ndoshta edhe Paulo Dybalas – këtë verë dhe kanë identifikuar Griezmann si një zëvendësim ideal për vijën e sulmit.
Por, transferimi i yllit francez nuk do të jetë aspak i lehtë pasi përveç Barcelonës ka edhe shumë skuadra tjera të mëdha që janë të interesuara për të.
Real Madridi, Manchester Unitedi, Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germain janë skuadrat tjera që e duan Griezmannin. /Telegrafi/