Telegrafi

Juventusi i bashkohet garës për Dani Olmo

Juventusi është klubi i fundit i madh evropian që i është bashkuar garës për yllin e Dinamo Zagrebit, Dani Olmo.

Olmo ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni me klubin e madh kroat, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat.

Forma e tij e mira dhe nuhatja për gol, edhe pse jo një sulmues i deklaruar, ka bërë që Olmo të bëhet objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Dani Olmo

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juventusi është klubi i fundit që është bashkuar në garën për Dani Olmo.

Dani Olmo

21-vjeçari është një produkt i sistemit të famshëm të akademisë së Barcelonës, La Masia.

Ai  tashmë është lidhur me një rikthim te Barcelona ose kalimin e mundshëm te Manchester City. /Telegrafi/