Juventusi është klubi i fundit i madh evropian që i është bashkuar garës për yllin e Dinamo Zagrebit, Dani Olmo.
Olmo ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni me klubin e madh kroat, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat.
Forma e tij e mira dhe nuhatja për gol, edhe pse jo një sulmues i deklaruar, ka bërë që Olmo të bëhet objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juventusi është klubi i fundit që është bashkuar në garën për Dani Olmo.
21-vjeçari është një produkt i sistemit të famshëm të akademisë së Barcelonës, La Masia.
Ai tashmë është lidhur me një rikthim te Barcelona ose kalimin e mundshëm te Manchester City. /Telegrafi/