Juventusi i është bashkuar Barcelonës në fazën e eliminimit direkt nga Grupi D.
Bardhezinjtë arritën të shënojë fitore me mjaftë vështirësi ndaj Olympiacosit me rezultat 2-0.
Juventusi e nisi seriozisht takimin duke atakuar portën e grekëve.
Në minutën e 15-të erdhi edhe goli, kur Alex Sandro asiston bukur për Juan Cuadradon i cili nga afër nuk e kishte të vështirë të shënonte për 1-0.
Në pjesën e parë Juventusi rrezikoi me Higuain, pro goditja e tij u bllokua.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë grekët ishin më të mirë duke rrezikuar disa herë. Uros Djurdjevic dhe Marko Marin, por pa sukses.
Rastin më të mirë për Olympiacosin e kishte Marin, i cili goditi shtyllën nga afër në minutën e 83-të.
Juventusi mbylli ndeshjen me golin e Bernardeschit të shënuar në fund.
Me këtë fitore Juventus arrin në kuotën e 11 pikëve dhe e mbyll grupin D në pozitën e dytë.
Në anën tjetër Barcelona ka shënuar fitore ndaj Sporting Lisbonës me rezultat 2-0.
Katalunasit kanë pushuar shumicën e lojtarëve kryesor për këtë ndeshje, përfshirë edhe Lionel Messin.
Golin e parë për Barcelonën e shënoi Paco Alcacer, e në fund Mathieu shënoi autgol.
Barcelona nga grupi D ka tubuar 14 pikë dhe është lider. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=pKUSwl7fMSc
Barcelona – Sporting 2-0
Paco Alcacer GOALhttps://t.co/D7fHvIoTkT
— YT NBA videos (@YT_Videos_) December 5, 2017