Raporohet se Juventus i kanë dhënë leje Paul Pogbas për të bërë testet mjekësore me Manchester Unitedin.
Mesfushori francez besohet të jetë afër për tu ri-bashkuar me ‘Djajtë e Kuq’ për një tarifë rekord botëror, pasi ka lënë pushimet e tij në Neë York.
Trajneri i Bianconerëve, Massimiliano Allegri ka insistuar se pret reprezentuesin francezë në Vinovo të hënën.
Por, gazetari italian Gianluca Di Marzio dhe Premium Sport janë të dyja që raportojnë se atij i është dhënë leje për të kryer testet mjekësore te skuadra angleze.
Tarifa është raportuar të jetë 110 milionë euro, plus një shifër tjetër prej 10 milionë euro në bonuse, por kostos mund t’i shtohet edhe një komision për agjentin Mino Raiola, ku shifra përfundimtare mund të arrij rreth 140 milionë euro. /Telegrafi/