Site icon Telegrafi

Juventusi arrin marrëveshje personale me Giroud

Klubi italian, Juventusi thuhet se është pajtuar me kushtet personale të sulmuesit francez, Olivier Giroud.

Zonja e Vjetër është e interesuar në transferimin e yllit të Barcelonës, Luis Suarez.

Megjithatë, ‘pista Suarez’ ka hasur në vështirësi dhe drejtuesit e klubit janë duke shikuar alternativa tjera.

Lexo po ashtu Suarez poston një mesazh në rrjetet sociale – a do të thotë ‘bllokim’ i bisedimeve me Juventusin

Njëri nga ta padyshim se është francezi i Chelseat, Giroud, i cili thuhet se është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga Juventusi.

Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, Giroud tashmë ka një marrëveshje në parim, për një kontratë dy-vjeçare me 4.5 milion euro në sezon.

Chelsea thuhet se e vlerëson atë pesë milion euro dhe ky shihet si një operacion i mundshëm që mund të materializohet në momentin e fundit.

Një emër tjetër i nxehtë është ai i Moise Kean, ish-sulmuesi i Juventusit që tani luan te Evertoni në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version