Telegrafi

Juventusi akuzohet se ndihmohet shumë nga gjyqtarët, por në këtë sezon më së shumti penallti janë akorduar kundër tyre

Juventusi shpeshherë akuzohet se ndihmohet shumë nga gjyqtarët në Serie A, por një statistikë tregon më ndryshe deri më tani në këtë sezon.

Zonja e Vjetër po rivalizohet shumë në këtë sezon nga Lazio dhe Interi për titullin e ligës italiane, derisa në shumë raste ka vendime kontroverse ndaj tyre.

Sipas statistikave nga liga italiane, kundër torinezëve janë akorduar nëntë penallti, e që janë lider në këtë aspekt.

Pas tyre renditet Lecce, që ka pranuar tetë penallti kundër tyre, ndërsa në vendin e tretë gjendet Udinese po ashtu me tetë.

Nerazzurët dhe Lazio janë të fundit në listë, me tri penallti, respektivisht dy sosh të akorduara kundër tyre. /Telegrafi/