Telegrafi

Juventusi afër transferimit të Emersonit

Emerson Palmieri mund të rikthehet sërish në Serie A.

Mbrojtësi italian në të kaluarën ishte pjesë e Romës dhe mund të rikthehet sërish në ligën italiane, por tani si kundërshtar i Giallorossëve.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Emerson është afër kalimit te Juventusi.

Mbrojtësi mund të largohet nga Chelsea, shkaku i minutazhës së vogël që po i ofron Frank Lampard.

Kështu, Zonja e Vjetër mund ta transferojë Palmierin si zëvendësues të Alex Sandros që është larg formës së tij të lartë. /Telegrafi/