Telegrafi

Juventusi afër Szczesnyt, zyrtarizimi javën e ardhshme?

Juventusi është më afër se kurrë të transferoj portierin Wojciech Szczesny pasi ky i fundit është lënë jashtë turneut para sezonal të Arsenalit.

Portieri polak i kaloi dy sezonet e fundit në Serie A në huazim te skuadra e Romës.

Lexo po ashtu Szczesny e ka pranuar ofertën e Juventusit, i mbetet vetëm Arsenalit

Ka pasur raportime të vazhdueshme se Szczesny tashmë ka rënë dakord për një transferim te Juventusi, ku ai do të fillojë si një zëvendësues i Gigi Buffonit para pensionimit të pritur të italianit  në vitin 2018.

Sipas Corriere dello Sport dhe Sun Sport, Bianconerët shpresojnë të përfundojnë marrëveshjen javën e ardhshme.

Lexo po ashtu Buffon: Szczesny i duhuri për Juven, Bonucci qëndron te Juve

Një çelës i madh erdhi nga fakti që Szczesny është lënë jashtë skuadrës për turneun para sezonal të Arsenalit.

Polaku 27-vjeçar është nën kontratë me Gunners deri në qershor të vitit 2018.

Pavarësisht se është vetëm një vit larg nga të qenit një lojtar i lirë, Arsenali kërkon më shumë se 18 milionë euro për Szczesnyn. /Telegrafi/