Telegrafi

Juventusi me 1 nëntor mbush 120 vjet – Formacioni më i mirë në histori i zgjedhur nga mediumi i njohur italian

U themelua si skuadra e të rinjve, të dashuruar pas sportit, e në veçanti pas futbollit.

Dhe emri ishte pikërisht për rininë. Më 1 nëntor 1897 lindi një prej skuadrave më të lavdishme të historisë së futbollit: Juventus.

Këtë të mërkurë Juventusi feston ditëlindjen e 120, por angazhimet sezonale kanë shtyrë për pak festimet.

Gjithsesi brenda këtyre 120 viteve është një histori e pasur e klubit me më shumë tituj, por edhe me disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.

Gazetta dello Sport, që është më e madhja në Itali, ka përzgjedhur formacionin më të mirë të të gjitha kohërave të Juves, repart më repart, pas një anketimi të gjatë.

Gianluigi Buffon  është zgjedhur para Dino Zof në portë, ndërsa mungon një emër i madh si Pavel Nedved në këtë formacion. /Top Channel/

Gianluigi Buffon 2001-

Virginio Rosetta 1935–1939

Francesco Morini 1969–1980

Antonio Cabrini 1976–1989

Gaitano Scirea 1974–1988

Michel Platini 1982–1987

Marco Tardelli 1975–1985

Zinedine Zidane 1996–2001

Omar Sivori 1957–1965

Alex Del Piero 1993–2012

Giampiero Boniperti 1946–1961

Trajner: Marcello Lippi 1994–1999, 2001–2004

Formacioni