Neymar thuajse veç është larguar nga Barcelona për t’iu bashkuar gjigantit francez Paris Saint Germain.
Barcelona ka kthyer sytë nga kampionati italian më saktësisht tek Juventusi.
Paulo Dybala është objektivi i ri i Barcelonës në rast të largimit të brazilianit Neymar JR.
Mediat italiane kanë shkruar se Juventusi tanimë i ka vënë edhe çmimin e largimit Dybalas.
Sipas mediave italiane, duke e ditur rrezikun e largimit të yllit argjentinas, Juventusi i ka vendosur çmimin e shitjes, plot 120 milionë euro duhet të paguajë kushdo ekip që e kërkon.
Por gjasat janë që argjentinasi të zgjedhë Barcelonën, pasi edhe kur ka firmosur rinovimin e kontratës para tre muajsh , ka rënë dakord me drejtuesit e klubit se nëse e kërkon Barcelona duhet ta lënë të largohet. /Telegrafi/