Juventus është duke planifikuar që të peshkojë te Barcelona gjatë afatit kalimtar veror. Don Balon është duke e lidhur ‘Zonjën e Vjetër’ me tre lojtarë të skuadrës katalonase.
Torinaasit po planifikon që në verë ta përforcojnë skuadrën në afatit kalimtar të kësaj vere, pasi që janë duke u menduar që me çdo kusht ta fitojnë Ligën e Kampionëve në edicionin e ri.
Kampioni i Serie A po tenton t’i transferojë Samuel Umtitin, Jasper Cillesenin dhe Ivan Rakiticin nga Barcelona, pasi që të tre janë vënë në tregun e transferimeve për këtë verë.
Mbrojtësi francez është jashtë planeve të skuadrës katalonase për sezonin e ri, pasi në këtë sezon e ka humbur vendin e titullarit nga bashkëkombësi Clemente Lenglet.
Jasper Cillesen nuk ka arritur që ta rivalizojë Marc Andre Ter-Stegen për numrin një në portën e Barcelonës, duke qëndruar më shumë në stol se sa që ka luajtur.
Ivan Rakitic do të shitet nga blaugranasit në afatin e kësaj vere, pasi këta të fundit tashmë e kanë transferuar Frenkie de Jongun nga Ajaxi, ndërsa Juvetnus ka shfaqur interesimin për transferimin e tre lojtarëve. /Telegrafi/