Moise Kean mund të rikthehet në Juventus vetëm pas një viti të kaluar në kampionatin anglez.
Sulmuesi i talentuar italian iu bashkua Evertonit, por që dështoi të përshtatet me futbollin anglez, duke mos bindur me paraqitjet e tij.
Juventus është duke menduar tani për ta rikthyer sulmuesin në Torino, pasi besohet se do t’i japin më shumë hapësira.
Edhe trajneri Andrea Pirlo ka dhënë dritën e gjelbër për rikthimin e Kean në skuadër, pasi beson në aftësitë e tij.
Zonja e Vjetër nuk po mendon të shpenzojë para për Kean, pasi është gati ta bëjë një shkëmbim me Evertonin.
Kampioni në fuqi i Italisë po përgatitë largimin e Aaron Ramseyt dhe janë në bisedime me Evertonin për një shkëmbim të lojtarëve.
Vlera e mesfushorit uellsian është më e lartë, ndërsa nëse realizohet ky transferim atëherë Everton do të duhet të paguajë edhe 10 milionë euro të tjera. /Telegrafi/