Juventusi ka treguar interesim shumë serioz për Benjamin Mendyn.
Për mbrojtësin e Moancos ka shfaqur interesim edhe Manchester Unitedi tashmë e disa javë.
Sipas RMC Sport, lojtari do të ishte i kënaqur sikur transferimi në Torino të ndodhte pasi i pëlqen loja e klubit italian.
Por, interesimi i Djajve të Kuq së fundmi edhe i Manchester Cityt ka bërë që negociatat me Zonjën e Vjetër të ngecin.
Çmimi i francezit është rreth 30 milionë euro.
Ndërsa brenda javës pritet definimi i së ardhmes së lojtarit. /Telegrafi/