Telegrafi

Juventus refuzonë një ofertë të lartë për Leminan

Duket tanimë e qartë që Mario Lemina do të largohet nga Juventusi gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por edhe pse do ta largojnë nga skuadra, Juventus nuk e ka ndërmend ta lë atë të ikë për një çmim të lirë.

Për lojtarin interesim të madh ka shprehur skuadra e futur në elitën e futbollit gjerman RB Leipzig.

Gjermanët kanë dërguar edhe ofertë zyrtare në drejtim të Juventusit, por ajo ofertë është refuzuar.

Lexo po ashtu Song drejt Juventusit?

Sipas asaj që ka shkruar ‘Sport Italia’, Leipzig ka dërguar një ofertë prej 17 milionë euro në drejtim të Juventusit për Leminan por kjo është refuzuar.

22-vjeçari është duke u kërkuar edhe nga skuadrat angleze Leicester City dhe Stoke City, ndërsa për ta lënë të lirë, Juventus kërkon 20 milionë euro. /Telegrafi/