Site icon Telegrafi

Juventus refuzoi një ofertë të Realit për Pjanicin

Miralem Pjanic (Getty Images)

Kampioni italian, Juventus ka hedhur poshtë ofertën e Real Madridit për mesfushorin Miralem Pjanic.

Sipas mediave italiane, klubi “mbretëror” ishte i gatshëm të paguante “Zonjën e Vjetër” 60 milionë euro për reprezentuesin boshnjak.

Në javët e fundit u spekulime se për shërbimet e mesfushorit janë të interesuar Barcelona, Manchester City dhe Chelsea.

Pjanic duke festuar golin ndaj Atalantas në TIM Cup (Foto: Getty Images)

Por, ekipi torinez nuk do të heq dorë prej shërbimeve të 28-vjeçarit nëse në xhirollogarinë bankare nuk do t’i vinin 100 milionë euro.

Për më tepër, ata planifikojnë t’i ofrojë mesfushorit një zgjatje të kontratës aktuale edhe për dy vjet.

Me kontratën e re që do të vlente deri në vitin 2023, Pjanic do të kishte ngritje të pagës nga 4.5 në 6.5 milion euro për sezon.

Ndryshe, Miralemi deri më tani ka pasur 61 paraqitje në të gjitha garat për Juven gjersa ka shënuar dhjetë gola. /Telegrafi/

Exit mobile version