Site icon Telegrafi

Juventus: Pirlo, trajneri me startin më të keq në epokën e Agnellit

Andrea Pirlo ka shënuar startin më të keq të një trajneri të Juventusit që kur Andrea Agnelli mori klubin në vitin 2010.

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë më 2006 u emërua trajner i Juves këtë verë pas shkarkimit të Maurizio Sarri dhe ky ishte emërimi i parë në karrierën e tij si trajner.

Pirlo ka fituar dy nga gjashtë ndeshjet e para të sezonit të Juventusit, duke barazuar tre dhe duke humbur një.

Lexo po ashtu Del Piero beson se Pirlo do ta shfrytëzojë mundësinë dhe ta shndërrojë atë në sukses te Juventusi

Juventusi ka shënuar nëntë gola dhe ka pranuar katër sosh gjatë kësaj kohe.

Starti i tij është edhe më i keq se ai i Gigi Delneri, i cili regjistroi katër fitore, një barazim dhe një humbje në gjashtë ndeshjet e para të epokës së tij në vitin 2010. Skuadra e tij e Juventusit gjithashtu shënoi nëntë gola dhe pranoi katër.

Antonio Conte e zëvendësoi atë një vit më vonë duke arritur tre fitore dhe po aq barazime me nëntë gola të shënuar dhe tre të pësuar.

 

Max Allegri pati një fillim perfekt me gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje, 12 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, ndërsa Maurizio Sarri arriti katër fitore dhe dy barazime sezonin e kaluar.

Sidoqoftë Sarri kishte rekordin më të keq mbrojtës me shtatë gola të pranuar, ndërsa ekipi i tij shënoi 11 gola në gjashtë ndeshjet e para të sezonit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version