Telegrafi

Juventus ofertë mbrojtësit të Barcelonës, Miranda

Juan Miranda mund të largohet nga Barcelona ende pa lënë gjurmë në skuadrën e parë.

Mbrojtësi i majtë spanjoll nuk ka pasur hapësira tek kampionët e Spanjës dhe kësisoj po mendon largimin nga Camp Nou.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin italian Serie A, më saktësisht tek kampioni në fuqi Juventus.

Calciomercato ka raportuar se Zonja e Vjetër tanimë ka bërë një ofertë në drejtim të Barcelonës.

Juventus ka ofruar 10 milionë euro si dhe tre milionë euro të tjera në formë bonusesh për lojtarin.

Katalunasit ende nuk kanë kthyer përgjigje, por besohet se kjo ofertë do të pranohet dhe Miranda do t’i bashkohet Juventusit. /Telegrafi/