Juventusi është i gatshëm të pres deri në qershor të vitit të ardhshëm Emre Canin.
Calciomercato.com raporton se mesfushori pritet të largohet prej Liverpoolit gjatë verës pasi që i mbaron kontrata me The Reds.
Zonja e Vjetër u përpoq ta transferonte turko-gjermanin gjatë kësaj vere, por nuk mundi të arrij marrëveshje me skuadrën e Anfield Road.
Por, bardhezinjtë do të kthehen, jo në janar, siç kanë raportuar shumë media, por në verën e vitit 2018.
Reds do të vazhdojë të shpresojë që mund ta bindin për një marrëveshje të re 23-vjeçarin, i cili shihet si lojtar tejet i rëndësishëm i të kuqve.
Theksojmë se mediat italiane kishin shkruar se kampioni italian ka ofruar rreth 35 milionë euro për shërbimet e Canit.
Ndryshe, për ta pasur në radhët e veta futbollistin po këmbëngul edhe kampioni aktual gjerman, Bayern Munich. /Telegrafi/