Merih Demiral mund të largohet nga Juventusi për ta vazhduar karrierën në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Qendërmbrojtësi turk edicionin e kaluar kishte paraqitje të jashtëzakonshme, por pësoi një lëndim të rëndë që e mbajti disa muaj jashtë fushave.
Demiral u kërkua nga disa skuadra edhe afatin kalimtar veror, por që ofertat në drejtim të tij u refuzuan nga Juventusi.
Por sipas medieve italiane, mbrojtësi turk mund të largohet nëse nuk ka hapësirat e duhura nga trajneri Andrea Pirlo.
24-vjeçari është duke u ndjekur me vëmendje nga katër skuadrat angleze, Manchester United, Everton, Wolverhampton dhe Leicester City.
Edhe pse duket si një lojtar i rëndësishëm për klubin, Juve duhet ta aktivizojë yllin turk pasi shumë lehtë mund ta humbas atë.
Gjithsesi vlen të përmendet se çmimi i tij në tregun e transferimeve sillet mbi 45 milionë euro. /Telegrafi/