Site icon Telegrafi

Juventus – Milan, derbi për Keitan: Por, lojtari i tërhequr nga Zonja e Vjetër

Getty Images

Kemi një tjetër derbi mes Juventusit dhe Milanit, por këtë herë jashtë fushës.

E gjitha kjo për yllin e Lazios, Keita Balde.

Sipas TuttoSport, Massimiliano Mirabelli  dhe Marco Fassone nga Milani kanë raporte shumë të mira me agjentin e lojtarit dhe tashmë kanë kontaktuar me Claudio Lotito n.

Presidenti i klubit nga kryeqyteti italian tashmë ka kërkuar 30 milionë euro dhe në javët e ardhshme pritet të definohet çdo gjë.

Por, lojtari është i tërhequr për të kaluar te Juventusi pasi në Torino beson se mund të fitojë tituj.

Vlen të theksohet se kontrata e Keitas skadon në qershor të 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version