Telegrafi

Juventus mendon Pellen për sulmin

Sulmuesi i Southamptonit është një objektiv vere për kampionët e Serie A, Juventusin.

Sipas TalkSport, italiani kë pasur një zënkë në fund të sezonit me stafin drejtues të skuadrës angleze gjatë një stërvitje dhe për atë një lëvizje gjatë afatit veror është shumë i mundshëm.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Juventus, të cilët siguruan skudeton italiane për pesë herë njëpasnjëshëm, e shohin afrimin e 30-vjeçarit si ndihmesë për të synuar Ligën e Kampionëve.

Çmimi i Pelles parashikohet të jetë diku rreth 20 milionë eurove. /Telegrafi/