Telegrafi

Juventus ka dy opsione për ta zëvendësuar Chiellinin

Giorgio Chiellini. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini ka pësuar një lëndim të rëndë.

Kësisoj italiani do të mbetet rreth shtatë muaj jashtë fushave të blerta.

Kjo ka bërë që Juventusi të mendojë për transferimin e një qendërmbrojtësi.

Zonja e Vjetër synon ta marrë mbrojtësin gjerman Jerome Boateng si huazim nga Bayerni.

Bayern është i interesuar ta largoj lojtarin në huazim, por vetëm kërkon që skuadra që do ta marrë ta paguaj pagën e tij.

Në rast se nuk arrihet një marrëveshje me Bayernin, atëherë Zonja e Vjetër synon rikthimin e një ish-lojtari të tyre.

Benatia (Getty Images)

Fjala është për Medhi Benatian që aktualisht po aktivizohet tek Al-Duhail SC.

Benatia mund të rikthehet te Juventus për 10 milionë euro dhe ka qenë vetë lojtari që ka shprehur dëshirë për një rikthim në Serie A. /Telegrafi/