Juventusi dhe Interi do të ndeshen mes vete në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 26-të në Serie A.
Zonja e Vjetër është nikoqire e Nerazzurrëve në takimin e shumëpërfolur, i cili do të zhvillohet sonte në mbrëmje me fillim nga ora 20:45 në Allianz Stadium.
Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej në javën e kaluar, por përhapje e shpejtë e coronavirusit ka infektuar shumë njerëz në Itali dhe ndeshja ishte shtyrë.
⚪️⚫️ DERBY D'ITALIA!
🇮🇹 @SerieA
🆚 @Inter_en
🏟 Allianz Stadium
⏰ 20:45 CET
📲 #JuveInter pic.twitter.com/OsjXA9di41— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) March 8, 2020
Vendimi i ri i shtetit italian dhe federatës ka bërë që çdo aktivitet sportiv në Itali të zhvillohet me dyer të mbyllura, kështu që ky derbi do të luhet pa tifozë.
Sikurse Maurizio Sarri, ashtu edhe Antonio Conte kanë thënë se janë gati për këtë ndeshje të madhe, ndërsa nuk pritet të kenë mungesa të mëdha.
Te dy trajnerët thuhet se tashmë e kanë ndarë mendjen e tyre për formacionet titullare, duke vendosur të luajnë me më të mirët.
Te Juve nga minuta e parë nuk pritet të luajnë Gonzalo Higuain dhe Giorgio Chiellini, ndërsa Christian Eriksen dhe Diego Godin te Inter.
💥 IT'S MATCHDAY!
⚽ #JuventusInter
🏆 @SerieA_EN matchday 26
⏰ 20:45 CET
🏟 Allianz Stadium#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/xA4mvwKq0M— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) March 8, 2020
Formacionet e mundshme të Derby D’Italia:
Juventus (4-3-3): Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Cristiano Ronaldo
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Young; R Lukaku, Lautaro Martinez
/Telegrafi/