Randal Kolo Muani mund të largohet nga Paris Saint Germain në afatin kalimtar të janarit, me Juventusin që shihet si destinacion i ardhshëm.
Sipas asaj që raporton L’Equipe, Kolo Muani, i cili nuk është në mesin e titullarëve të skuadrës së Luis Enriques, po kërkon përreth për të gjetur një destinacion që i lejon atij të luajë me vazhdimësi.
Këtë sezon, Kolo Muani ka bërë 10 paraqitje duke shënuar dy gola.
Në Serie A, Kolo Muan mund të jetë një mundësi për Juventusin, që po përballet me dëmtimet e vazhdueshme të Arek Milik dhe duke kërkuar një zëvendës të Dusan Vlahovic.
Nën disa kushte (huazim, me një pjesë të pagës të paguar nga PSG), klubi i Juventusit mund t’i bashkohet listës së klubeve të interesuara për sulmuesin francez, kontrata e të cilit skadon në vitin 2028 dhe ka një vlerë tregu prej rreth 40 milionë euro.
Një operacion i mundshëm Juventus-Kolo Muani mund të lehtësohet nga atmosfera e re e krijuar mes klubit të Juventusit dhe PSG-së.
Pas prishjes së marrëdhënieve midis Nasser Al-Khelaifi dhe Juventusit pas çështjes së Superligës dhe largimit të Juventusit nga ECA, rikthimi i fundit i Juventusit në shoqatën evropiane të klubeve dhe klima e re e përzemërsisë së krijuar, mund të favorizojë gjithashtu dialogun për transferime.
Po ashtu po shikohet mundësia edhe për transferimin e Milan Skriniar, të cilin Cristiano Giuntoli e ka identifikuar ndër objektivat kryesor për të zëvendësuar të dëmtuarin Gleison Bremer.
Me këto kushte, një bisedë mund të hapet edhe për Kolo Muanin, edhe pse vetëm në kushte të caktuara. /Telegrafi/