Juventus është i vendosur për ta rikthyer Paul Pogbas përsëri në Torino.
Mesfushori francez ka kaluar katër vite në Old Traford, kur u largua nga Juventusi për 105 milionë euro.
Zonja e Vjetër e do me çdo kusht rikthimit e francezit dhe për ta bërë realitet këtë është gati t’i sakrifikojë dy yje.
E përditshmja torineze Tuttosport ka raportuar se Juventus është gati t’i ofrojë Unitedit dyshen Aaron Ramsey e Adrien Rabiot.
Të dy lojtarët kanë kërkuar largimin nga Juventusi pasi nuk kanë arritur të përshtaten me futbollin italian.
Juventus nuk e ka ndërmend të ofrojë para, pasi mendojnë se dy lojtarët Ramsey e Rabiot do ta arrijnë çmimin e Pogbas.
Në anën tjetër Djajtë e Kuq po e vlerësojnë rreth 90 milionë euro francezin, por nuk besohet se do ta lejojnë atë pa fituar edhe ndonjë para.
Mediat angleze kanë raportuar se dy lojtarët e ofruar nga Juventus i interesojnë Djajve të Kuq, por ata duan edhe një pjesë të parave për ta lënë të lirë Pogban. /Telegrafi/