Edin Dzeko vazhdon të jetë objektivi kryesor i Juventusit për repartin e sulmit.
Zonja e Vjetër prej kohësh besohet se ka një marrëveshje me sulmuesin boshnjak, por mungon ajo me Romën.
Giallorosët i kanë bërë të qartë kampionit italian që duan 15 milionë euro për ta lënë të lirë Dzekon.
Ndërkohë drejtori sportiv Paratici tani ka futur në lojë kartonin e mesfushorit gjerman Sami Khedira.
Gjermani i pëlqen jashtëzakonisht shumë Romës, por ai ende nuk është bindur për një kalim në kryeqytet.
Nga ana tjetër Dzeko ka pranuar t’i bashkohet Juventusit për një kontratë tri vjeçare ku do të fitojë rreth gjashtë milionë euro në sezon.
Gjatë javës së ardhshme, drejtuesit e dy klubeve pritet të takohen edhe njëherë për të gjetur gjuhë të përbashkët.
Por përveç Dzekos, Juve interesohet edhe për dy lojtarët tjerë të Romës, Alessandro Florenzin dhe Justin Kluivertin. /Telegrafi/