Telegrafi

Juventus e Inter në garë për Federico Chiesan

FLORENCE, ITALY - SEPTEMBER 02: Federico Chiesa of ACF Fiorentina in action during the serie A match between ACF Fiorentina and Udinese at Stadio Artemio Franchi on September 2, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Një ‘Derby d’Italia’ për Federico Chiesan e Fiorentinës, pasi Juventusi dhe Interi po konkurrojnë për nënshkrimin e tij.

Ylli i Violas, i biri i ish-sulmuesit italian Enrico Chiesa, shihet si një nga talentet më të mëdha italiane të gjeneratës së tij, dhe ofertat nga Interi dhe Napoli u refuzuan në verë.

Sipas Tuttosport, Nerazzurët kanë punuar për të bindur lojtarin dhe agjentin e tij për më shumë se një vit, dhe Chiesa është caku i tyre i parë për sezonin e ardhshëm.

Federico Chiesa duke festuar golin (Getty Images)

Edhe pse Interi ka përparuar në bisedime, Juve shihet në avantazh.

Marrëdhëniet mes Zonës së Vjetër dhe Violës janë të mira, pasi këtë verë Marko Pjaca kalioi në huazim me të drejtë blerjë, ndërsa para një vitit Federico Bernardeschi kaloi te Juve.

Fakti që Juventusi lejoi që Fiorentina të ketë një opsion dhe jo një detyrim për Pjacan, mund të jetë një tregues se ata po kërkojnë të arrijnë një pozicion të privilegjuar për Chiesan.

Chiesa me kombëtaren italiane (Getty Images)

Chiesa aktualisht është i ftuar në Kombëtaren italiane, ku pritet ta thotë fjalën kryesore. /Telegrafi/