Luis Muriel peitet të largohet nga Atalanta gjatë këtij afati kalimtar veror.
Sulmuesi kolumbian ka kontratë me zikaltërtit deri në verën e vitit 2023 dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.
31-vjeçari është duke kërkuar një aventurë të re në karrierë dhe me shumë gjasa do të mbetet përsëri në elitën e futbollit italian.
Dy gjigantët italianë, Roma dhe Juventus janë në garë për transferimin e sulmuesit pasi duan ta përforcojnë repartin ofensivë.
Si Giallorosët ashtu edhe Zonja e Vjetër e shohin kolumbianin si alternativë të Tammy Abraham respektivisht Dusan Vlahovic.
Bergamaskët janë të gatshëm ta shesin yllin e sulmit në mënyrë që mos t’iu largohet ai pas një viti me parametra zero.
Si drejtuesit e Romës ashtu edhe të Juventusit tanimë kanë pasur kontaktet e para me ata të Atalantës që e vlerësojnë 20 milionë euro Murielin.
Vet lojtari i ka bërë të qartë klubit se dëshiron largimin dhe Roma e Juventus mbeten alternativa të mëdha për kolumbianin që do të kishte mundësi të luftonte për trofe. /Telegrafi/