Telegrafi

Juventus dhe Man Utd insistojnë për transferimin e Dembeles

Ousmane Dembele ka lënë mbrapa lëndimin që e la për disa muaj jashtë fushave.

Sulmuesi francez ka rikthyer formën e vjetër dhe po kalon në një periudhë shumë të mirë te Barcelona.

Duke parë formën e mirë që ka shfaqur këtë edicion, Juventus dhe Manchester United po insistojnë për transferimin e tij.

Dy skuadrat e mëdha kanë shfaqur interesimin e tyre për transferimin e lojtarit në janar, por një gjë e tillë po duket vështirë e arritshme.

Pasi francezi ka rikthyer formën e vjetër, Barcelona nuk e ka ndërmend ta lejoj largimin e tij.

Përkundrazi, katalunasit janë duke menduar t’i ofrojnë kontratë të re yllit francez për ta mbajtur atë në Camp Nou së paku deri në vitin 2025.

Gjithsesi vlen të theksohet se çmimi i lojtarit është rritur përsëri në 80 milionë euro, pasi në fillim të këtij viti ai vlerësohej rreth 50 milionë. /Telegrafi/