Telegrafi

Juventus dhe Inter derbi edhe jashtë fushës, synohet braziliani Allan

Allan. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Derbi mes Interit dhe Juventusit nuk përfundon kurrë, pasi përveç fushës dy skuadrat po luajnë edhe jashtë saj.

Shpeshherë dy ekipet e mëdha italiane kanë objektivat e njëjtë dhe ajo skuadër që arrin të triumfojë ka festë.

Rasti i fundit ishte me sulmuesin belg Romelu Lukaku, ku Interi e fitoi garën dhe ky i fundit ka shkëlqyer.

Por së fundmi dy ekipet e mëdha italiane kanë përsëri të njëjtin objektiv dhe ai është mesfushori brazilian Allan.

Lojtari nuk është duke kaluar momente të mira te Napoli dhe ka kërkuar largimin në verë.

Allan. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Së fundmi ai ka pasur edhe probleme me trajnerin Gattuso i cili nuk e ka grumbulluar fare për ndeshjen ndaj Cagliarit.

Inter dhe Juventus janë duke monitoruar situatën e lojtarit dhe sipas mediave italiane dy skuadrat kanë nisur kontaktet e para me agjentin e tij.

Napoli do ta shes brazilianin në verë, por për ta lënë të lirë kërkon të fitojë mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/