Telegrafi

Juventus dhe Chelsea në ndjekje të Romagnolit

Alessio Romagnoli. (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Alessio Romagnoli është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Milanit.

Kapiteni i Rossonerëve ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme dhe kjo ka bërë që të vijnë edhe oferta në drejtim të tij.

Tuttomercatweb shkruan se Juventus dhe Chelsea janë në ndjekje të qendërmbrojtësit të talentuar italian.

Alessio Romagnoli. (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Zonja e Vjetër këtë vit është duke çaluar në mbrojtje dhe e shohin Romagnolin si përforcimin adekuat për repartin e mbrojtjes.

Ndërkohë në mbrojtje nuk është mirë as Chelsea e Maurizio Sarrit, që ka pësuar shumë gola.

Anglezët në rast se do t’i hiqet dënimi nga FIFA për transferimi e kanë objektiv kryesor Romagnolin për mbrojtjen.

Alessio Romagnoli duke festuar një gol me fanellën e Milanit këtë edicion. (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Milani e vlerëson shumë yllin e saj dhe nuk mendon shitjen e tij pavarësisht ofertave nga klubet tjera.

Rossonerët e transferuan Romagnolin dy vite më parë nga Roma për një shumë mbi 25 milionë euro.

24-vjeçari ka një kontratë me Milanin deri në vitin 2022, ndërsa çmimi i tij është rreth 65 milionë euro. /Telegrafi/