Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Barcelonës zhvillohet me 11 prill në Torino.
Kjo do të jetë përbëja e përballjen e parë mes Giorgio Chiellinit dhe Luis Suarez, pas kafshimit të famshëm që sulmuesi i kishte bërë mbrojtësit në Kampionatin Botëror të Brazilit.
Kompanitë e basteve, të ngacmuara nga ky fakt, kanë hedhur në treg baste të veçanta që do të përfshijnë pikërisht lojtarët e sipërpërmendur.
Kështu, një tjetër kafshim mes të dyve do të ketë një koeficient 1 me 50.
Nuk është kjo e vetmja pasi që 1 me 26 është koeficienti për një kafshim të Suarezit ndaj cilitdo lojtari tjetër të Juventusit. /Telegrafi/