Juventus ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndeshjen ndaj Palermos.
Skuadra nga Torino po vazhdon me fitore në Serie A, duke vazhduar kështu edhe marshimin drejt titullit të gjashtë radhazi në Itali.
Golat në këtë takim u shënuan nga Claudio Marchisio (13’), Paulo Dybala (40’, 89’) dhe Gonzalo Higuain (63’) për Juven dhe Ivaylo Chochev (90+) për Palermon.
Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte pikërisht Dybala, i cili u notua me notë maksimale 10, ndërsa nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin Goldaniga, i cili u notua me 5.5. /Telegrafi/
Juventus:
Palermo: