Juventusit fitoi në finale të Kupës së Italisë me rezultat 4-0 ndaj Milanit.
Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan Medhi Benatia (56′, 64′), Douglas Costa (61′) dhe autogol nga Nikola Kalinic (76′).
Më i miri në këtë finale ishte Benatia, por edhe Costa, Miralem Pjanic e Gianluigi Buffon.
Hakan Calhanoglu ishte më i miri te Milani, por edhe Giacomo Bonaventura bëri një paraqitje të mirë.
Ndërsa dështimi i ndeshjes ishte portieri i kuqezinjve, Gianluigi Donnarumma.
Për Juven ky ishte trofeu i katër radhazi në këtë garë dhe numër 13 në histori, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/
Juventus:
Milan: