Telegrafi

Juventus 3-1 Milan, notat e lojtarëve

(Foto: Juventus/Twitter)

Juventusi ka fituar ndaj Milanit me rezultat 3-1 në derbin e javës së 30-të në Serie A duke thelluar epërsinë ndaj Napolit në vendin e dytë.  

Zonja e Vjetër është treguar e fortë për Rossonerët që kishin dhjetë ndeshje në kampionat pa humbur.

Golat në këtë takim për Juventusin u shënuan nga Paolo Dybala (6′), Juan Cuadrado (79′) dhe Sami Khedira (87′), ndërsa për Milanin shënoi Leonardo Bonucci (20′).

Lexo po ashtu Juventusi i fortë për Milanin, fiton derbin e javës dhe shmanget në renditjen tabelore   

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje derbi ishte sulmuesi argjentinas, Dybala, i cili u notua me 9.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e kuqezinjve, Gianluigi Donnarumma, i cili u vlerësua me 5.3. /Telegrafi/

Juventus:

Paraqitje të lartë patën edhe Khedira dhe Pjanic

Milan:

Te Milani dështuan edhe Rodrigue dhe Bonaventura