Telegrafi

Juventus 1-2 Benfica, notat e lojtarëve

(Foto: Twitter/SL Benfica)

Humbja e Juventusit nga Benfica nga Allianz stadium mund të konsiderohet befasia e raundit të dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Ekipi mysafir ka marrë notë më të lartë mesatare në krahasim me skuadrën vendase falë triumfit dhe paraqitjes sidomos në pjesën e dytë.

Golashënuesi David Neres dhe mesfushorët Enzo Fernandez e Rafa Silva kanë marrë vlerësimet më të larta të takimit.

Lexo po ashtu Thellohet kriza e Juves, pëson edhe humbjen e dytë grupore – mposhtet nga Benfica

Mesfushori i ri italian, Fabio Miretti, ka marrë notën më të ulët në këtë përballje.

Në vijim është vlerësimi i plotë i SofaScore për futbollistët e përfshirë në ndeshjen Juventus 1-2 Benfica. /Telegrafi/