Juventusi fitoi kundër Fiorentinas me rezultat të ngushtë 1-0 në javën e pestë të Serie A.
Golin e vetëm në takim e shënoi Mario Mandzukic në minutën e 52-të, por kroati nuk ishte më i miri në takim.
Ky epitet i takoi Juan Cuadrados, i cili përveç asistimit bëri edhe një paraqitje të mirë.
Për Violan më i miri ishte portieri Marco Sportiello.
Paraqitje të mirë për vendasit kanë bërë edhe: Kwadwo Asamoah, Stefano Sturaro dhe Rodrigo Bentancur. /Telegrafi/