Telegrafi

Juventus 1-0 Fiorentina, notat e lojtarëve – Cuadrado më i dalluari

Juventusi ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Fiorentinas me rezultat 1-0  në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.

Zonja e Vjetër i është kthyer fitores pas tri ndeshjeve në kampionat, duke triumfuar mes vështirësive në Allianz Stadium nga klubi Viola.

Goli i vetëm dhe i fitores për Bianconerët u shënuan nga Juan Cuadrado në minutat shtesë të ndeshjes.

Lexo po ashtu Juventusi i rikthehet fitores në Serie A, fiton në shtesë ndaj Fiorentinas

Lojtari më i vlerësuar ishte pikërisht anësori kolumbian, Cuadrado, i cili pas inkuadrimit në pjesën e dytë shkëlqeu duke u notuar me 7.6.

Në anën tjetër, nota më e ulet e takimit shkoi për mbrojtësin mysafirë, Matija Nastasic që u notua me 6.2.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/