Raportet në Spanjë tregojnë se Juventusi janë serioze në lidhje me një përpjekje për transferimin e numrit 10 të Real Madridit, James Rodriguez.
Minutat e luajtura kanë qenë të kufizuara për futbollistin kolumbian nën drejtimin e Zinedine Zidane, duke bërë vetëm katër ndeshje si titullar në La Liga këtë sezon.
Burime të shumta raportojnë se 25-vjeçari është i gatshëm për të lëvizur nga Madridi, me Chelsea, Manchester United dhe PSG-në, të gjithë të interesuara për shërbimet e tij.
Juventusi janë gjithashtu pjesë e kësaj liste të klubeve, dhe menaxher i përgjithshëm i klubit, Beppe Marotta refuzoi të përjashtonte një lëvizje për lojtarin kur foli me shtypin dje.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, presidenti i Los Merengues, Florentino Perez është shumë i prirur për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, dhe mund të përdorin James si një mjet negocimi.
Pavarësisht interesit të tillë në argjentinasin, thuhet se Juve nuk do ta hap asnjëherë telefonin në rast të ofertave për 23-vjeçarin, vetëm nëse vjen një ofertë në rajonin e shifrave të Paul Pogbas, që u transferua te Manchester United gjatë verës. /Telegrafi/