Juventusi e ka takuar agjentin e Matteo Darmianit më Milano në përpjekje për transferimin e futbollistit të Manchester Unitedit.
Bianconerët duan ta kthejnë futbollistin italian në vendlindje gjatë kësaj vere, mirëpo nuk po arrijnë marrëveshje për çmimin e transferimit.
Djajtë e Kuq kërkojnë 20 milionë euro për mbrojtësin 28-vjeçar, ndërsa Zonja e Vjetër ofron shumë më pak.
Sipas calciomercato.com, drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, është takuar me agjentin Tullio Tinti në Milano.
Drejtori e ka njoftuar përfaqësuesin e lojtarit se klubi italian ofron rreth 12-13 milionë euro dhe se kërkesa e Unitedit është shumë e lartë.
Sidoqoftë, bisedimet janë në zhvillim e sipër dhe gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt.
Darmian rrjedh nga Akademia e Milanit, ndërsa ka luajtur edhe te Palermo dhe Torino./Telegrafi/