Telegrafi

Juve u ka paguar klubeve italiane 837 milionë euro në blerjen e lojtarëve gjatë dekadës së fundit

(Foto: Juventus FC)

Juventusi ka shpenzuar rreth 837 milionë euro në dekadën e fundit në transferimin e lojtarëve nga klubet e Serie A dhe Serie B, duke përjashtuar shkëmbimet e futbollistëve.

Bianconerët po kalojnë një sezon të vështirë pas dorëheqjes së presidentit Andrea Agnelli dhe gjithë bordit në nëntor.

Goditja e radhës erdhi këtë muaj kur Federata Italiane e Futbollit ia hoqi 15 pikë për shkak të fryrjes së vlerave të lojtarëve për t’i falsifikuar të hyrat kapitale.

Lexo po ashtu Të gjitha detajet e 'rastit Juventus', bashkëfajtorët dhe lojtarët e përfshirë - çfarë pritet të ndodhë më tej me Zonjën e Vjetër

Siç ka detajuar Tuttosport, Juventusi u ka paguar klubeve italiane rreth 837 milionë euro në dekadën e fundit (duke nisur nga Malaka Martinez në vitin 2012) në transferimet definitive (në të cilat nuk përfshihen shkëmbimet e lojtarëve) deri te Dusan Vlahovic një dekadë më vonë.

Problemet e vazhdueshme jashtë fushës e kanë shtyrë klubin të ndryshojë drejtim, duke punuar drejt një modeli më të qëndrueshëm dhe duke u mbështetur më shumë në produktet e Akademisë së të rinjve të zhvilluar në ekipin e gjeneratës së ardhshme.

Lexo po ashtu Allegri i dëshpëruar me heqjen e pikëve, por i kënaqur me barazimin ndaj Atalantas

Juventusi ka njoftuar tashmë synimin e tyre për të apeluar dënimin prej 15 pikësh. /Telegrafi/