Telegrafi

Juve do t’i largojë tre lojtarë në janar

Mario Mandzukic (Foto: Fred Lee/Getty Images/GUliver)

Juventusi planifikon që në afatin kalimtar të janarit, t’i largojë së paku tre lojtarë nga skuadra e plotë.

Calciomercato bën të ditur se Mario Mandzukic, Marko Pjaca dhe Mattia Perin, janë futbollistët që ndodhen në listën e largimeve.

Këta futbollistë nuk bëjnë pjesë në planet e Maurizio Sarrit, prandaj pritet të shkojnë drejt klubeve, ku do të luajnë më shumë.

Mario Mandzukic (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Mandzukic kishte refuzuar disa oferta në afatin veror, mirëpo Manchester United ka shprehur sërish interesim, ashtu që Old Traffordi mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Nga ana tjetër, ofertat nuk janë të pakta edhe për mesfushorin Pjaca dhe portierin Perin. /Telegrafi/