Kampioni italian, Juventus ka humbur njërin ndër mbrojtësit më të mirë në botë.
Leonardo Bonucci vendosi t’i bashkohej Milanit për 42 milionë euro.
Tani ‘Zonja e Vjetër’, është në kërkim të një zëvendësueai për italianin e larguar.
Emri i ri në listën e bardh e zinjve është ai i grekit Sokratis.
Greku ka pasur disa sezone të mira me fanellën e Borussia Dortmundit në Bundesliga.
Sipas mediave gjermane, Juve ka gati 25 milionë euro për tranaferimin e Sokratisit në Torino.
Në rast transferimi te Juventus për grekun do të ishte një rikthim në Serie A.
Ai ka luajtur për Milanin dhe Genoan gjatë viteve 2008-2012. /Telegrafi/