Telegrafi

Juve do të transferojë Chiesan vetëm nëse nuk arrijnë tek objektivi kryesor

Federico Chiesa . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Juventusi ka bërë objektiv kryesor transferimin e anësorit spanjoll Ferran Torres.

Por problemi qëndron se për lojtarin në garë është edhe Real Madrid, derisa Valencia e vlerëson 70 milionë euro.

Zonja e Vjetër do të tentoj deri në fund transferimin e Torres, i cili është i pëlqyeri i trajnerit Maurizio Sarri.

Por drejtuesit e kampionëve në fuqi të Italisë kanë edhe një plan b nëse nuk arrihet transferimi i Torres.

Federico Chiesa. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Sipas asaj që ka raportuar Tuttosport, Zonja e Vjetër do të transferojë Federico Chiesan si plan b nëse dështon transferimi i spanjollit në Serie A.

Për Chiesan bardhezinjtë do të duhet të shpenzonin 50 milionë euro për ta marrë nga Fiorentina.

Por edhe për reprezentuesin italian Juventus duhet ta mposhtë konkurrencën e Interit që gjithashtu e duan lojtarin.

Në anën tjetër Fiorentina prej kohësh është në bisedime me yllin e tyre për një kontratë të re. /Telegrafi/