Juventusi pritet të paguajë 30 milionë euro për transferimin e Patrik Schick, pasi ka arritur marrëveshje me Sampdorian.
Bianconerët janë lidhur vazhdimisht me sulmuesin në javët e fundit dhe tashmë është arritur marrëveshja për futbollistin çek.
Lojtari ka klauzolë prej 25 milionë eurosh, mirëpo drejtuesit e Juves vendosën që të negociojnë me klubin që e pronëson.
Tash, Sky raporton se dy klubet kanë arritur marrëveshje që shuma e transferimit të jetë rreth 30 milionë euro.
Zonja e Vjetër do ta marrë Schickun në formë huazimi njëvjeçar, me obligimin për ta blerë për 30 milionë euro – shumë që do ta paguajë me këste për katër vite. /Telegrafi/