Mediat italiane raportojnë se Juventusi mund të takojë Milanin javën e ardhshme për të diskutuar mbi Mattia De Sciglion.
Bardhezinjtë kanë qenë të lidhur me mbrojtësin italian për disa muaj rresht, por interesi i tyre duket se është ftohur.
Megjithatë, largimi i Dani Alves ka lënë kampionët italianë me pak zgjedhje në të djathtë, dhe po përpiqen të gjejnë një zëvendësim.
Kontaktet janë duke u zhvilluar për Danilon e Real Madridit, por pala spanjolle po kërkon 30 milionë euro kështu që Zonja e Vjetër ka nevojë për alternativa tjera.
Sipas Premium Sport, një nga këto alternativa është De Sciglio, dhe mund të ketë një takim me Rossonerët javën e ardhshme.
Reprezentuesi italian është jashtë kontratës verën e ardhshme, kështu që do të jetë në dispozicion për një tarifë shumë më të ulët se Danilo ose Matteo Darmian. /Telegrafi/