Me shumë mundësi gjatë verës do të merr fund edhe aventura e Javier Mascheranos te Barcelona.
Për yllin argjentinas tashmë janë interesuar shumë skuadra, por më serioz është Juventusi.
Sipas AS, në javën e ardhshme do të takohen drejtuesit e Zonjës së Vjetër, lojtari e agjenti i tij dhe do të flitet për një transferim të mundshëm.
Për ish-yllin e Liverpoolit është e hapur edhe pista MLS, por kjo nuk e tërheq shumë atë.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Mascherano është pjesë e katalunasve që nga viti 2010 dhe është paraqitur në 282 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/