Mino Raiola citohet t’i ketë thënë Juventusit dhe Arsenalit që ta harrojnë Henrikh Mkhitaryan, sepse ai ka marrë një ofertë të majme për vazhdimin e kontratës me Borussia Dortmundin.
Agjenti i njohur bëri një vizitë befasuese në Torino, ku i ka vizituar zyrat e Zonjës së Vjetër.
Vizita e tij u shoqërua me spekulime të shumta, por Sky Sport Italia raporton se lajmi që i ka dhënë Juves nuk ka qenë aq i mirë.
Besohet se ai ka folur specifikisht për Mkhitaryan, i cili ka kontratë me BVB deri në vitin 2017. Mirëpo, lojtari ka vendosur që ta zgjatë kontratën me klubin gjerman.
Juventusi nuk është klubi i vetëm i interesuar për mesfushorin kreativ. Atë e kërkon edhe Arsenali. /Telegrafi/